AKTUALITET, 8 Nëntor 2020, 16:22

PD: Të rinjtë nuk kanë asnjë ngjashmëri me mashtrimet e Erion Veliajt

PD: Të rinjtë nuk kanë asnjë ngjashmëri me mashtrimet e
Numri dy i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka denoncuar realitetin e të rinjve duke e krahasuar me fasadën e kryebashkiakut Erion Veliaj. Sipas Sekretari të Përgjithshëm të PD-së, të rinjtë e Partisë Demokratike nuk kanë asnjë ngjashmëri me mashtrimet e Erion Veliajt. “Të rinjtë demokratë dhe rinia e Shqipërisë nuk jetojnë në vilë 1 milion euro që e kanë “blerë” me lekët e gruas dhe as bëjnë dasëm 500 mijë euro në Kala me lekët e mamit, siç bën Erion Veliaj. Të rinjtë demokratë dhe shumica e të rinjve shqiptarë nuk vishen me xhupa 1000 euro, siç bën çdo ditë Erion. Të rinjtë demokratë dhe e gjithë rinia e Shqipërisë e do Tiranën. Ata nuk do ta shkatërronin atë si Erion Veliaj, që ka firmosur me mijëra leje ndërtimi për Kulla, ku pastrohen paratë e krimit të organizuar”, shkruhet në postimin e Bardhit.

TË RINJTË E PARTISË DEMOKRATIKE NUK KANË ASNJË NGJASHMËRI ME MASHTRIMET E ERION VELIAJT. ❌ Të rinjtë demokratë dhe...

Posted by Gazment Bardhi on Sunday, November 8, 2020