AKTUALITET, 8 Nëntor 2020, 16:12

CNN: Privatisht, Trump e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Kushner në bisedime që ai të dalë të pranojë humbjen!

CNN: Privatisht, Trump e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Kushner në

Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në SHBA, që tregon se presidenti i 46-të do të jetë Joe Biden, CNN zbulon se privatisht, Donald Trump, e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve edhe pse ai do të vijojë të instruktojë avokatët, që të bëjnë beteja ligjore, për të vonuar çertifikimin e tyre. "Trump, i cili ishte në fushën e tij të golfit në Virxhinia të shtunën, në momentin kur u shpall fituesi, nuk e ka mohuar rezultatin e zgjedhjeve, të paktën privatisht, i thanë disa burime CNN. Por, ai po vijon t'i shtyjë avokatët në beteja ligjore, të cilat do të vonojnë çertifikimin e rezultatit", thuhet në lajmin e CNN. Gjithashtu bëhet e ditur se Jared Kushner, këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë, njëkohësisht edhe bashkëshorti i vajzës së Trump, Ivanka, po bisedon me presidentin, që ai të pranojë humbjen publikisht. Mbrëmjen e djeshme, presidenti i zgjedhur Joe Biden, mbajti fjalimin e fitores, por ai nuk e përmendi Trump, sepse nuk mund të thoshte se ka marrë një telefonatë urimi nga presidenti, duke qenë se Trump nuk e ka telefonuar, një traditë kjo historike në zgjedhjet amerikane, ku presidenti në detyrë, e uron fituesin dhe më pas e fton në Shtëpinë e Bardhë. Kujtojmë se në zgjedhjet e vitit 2016, Barack Obama e ftoi presidentin e zgjedhur Trump në Shtëpinë e Bardhë, dy ditë pasi ai ishte projektuar si fitues edhe pse rezultati nuk ishte çertifikuar. Trump ka vijuar publikisht të mohojë rezultatin e zgjedhjeve duke thënë se ai "ka fituar thellë" dhe se "Biden po pozon si fitues në mënyrë të gënjeshtërt". Biden bëri thirrje për të lënë pas retorikën e ashpër dhe për të mos i parë kundërshtarët si armiq, madje ai tha se "duhet t'i japim një shans njëri tjetrit", frazë që u interpretua nga disa media amerikane, si një thirrje ndaj Trump.

Unë kërkova këtë detyrë për të kthyer shpirtin e Amerikës, për të rindërtuar shtyllën e këtij kombi, shtresën e mesme dhe për ta bërë Amerikën të respektuar në botë sërish, për t’u bashkuar këtu në shtëpinë tonë.  Le t’i japim një shans njëri tjetrit. Është koha për ta lënë pas retorikën e ashpër, për të ulur temperaturën, për të parë njëri tjetrin sërish, për të dëgjuar njëri tjetrin… të mos i trajtojmë kundërshtarët tanë si armiq. Kjo është koha për ta shëruar Amerikën! Unë do të punoj fort për ata që nuk më votuan, njëlloj si për ata që më votuan“, tha ndër të tjera Biden.

/TPZ.al/ LEXO EDHE: https://www.tpz.al/2020/11/08/joe-biden-mban-fjalimin-e-fitores-eshte-koha-per-te-sheruar-ameriken-vendi-yne-shprese-per-mbare-globin/