TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksponentë të Partisë Demokratike, kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, për të denoncuar sërish vëllain e Ministrit të Brendshëm, si trafikant droge. Sipas PD-së, Fatmir Xhafaj ka ndihmuar vëllain duke mos lejuar ekstradimin e tij apo vuajtjen e dënimit në Shqipëri. PD gjithashtu pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, vazhdon trafikun e drogës dhe për ta provuar këtë gjë, ka publikuar një video.
"Janë tre fakte të rëndësishme se si Fatmir Xhafaj shkeli ligjin duke penguar çdo vepri per ekstradimin e vëllait.
1. Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bën asnjë ditë burg, sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësitë ligjore të Ministrit të Brendshëm, për të verifikuar dhe identifikuar identitetin e ri të Agron Xhafajt, për të njoftuar autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri dhe për arrestimin dhe burgosjen e tij.
2. Fatmir Xhafaj nga pozicioni i tij si Kryetar i Komisionit të Ligjeve fallsifikoi dokumentet zyrtare për të pamundësuar me ligj ekstradimin e vëllait të tij Agron Xhafaj.
Fallsikimi pamundësoi edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri dhe Agron Xhafaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj për trafik ndërkombëtar droge, nuk bën asnjë ditë burg.
3. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk zbaton Ligjin Antimafia dhe pengon që ligji të veprojë ndaj tij dhe Agron Xhafajt. Aktiviteti kriminal i trafikut të drogës, që ka kryer vëllai i Ministrit të Brendshëm e bën, automatikisht, subjekt të ligjit vetë Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Sipas PD-së, Agron Xhafaj vazhdon ende trafikun e drogës.
"Vëllai i ministrit nuk bën jetë normale. Ai është një nga bosët e rëndësishëm, të drogës. Materiali audio, tregon se Agron Xhafaj e kryente aktivitetin e trafikut të drogës, edhe kur vëllai ishte bërë ministër i brendshëm."
/TPZ.AL/
VIDEO:
