AKTUALITET, 14 Maj 2018, 09:34

Kaloi sitën e KPK-së, gjyqyarja Xhaxho konfirmohet në detyrë

Kaloi sitën e KPK-së, gjyqyarja Xhaxho konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar ne detyre gjyqtaren Manjola Xhaxho. ‘Konfirmohet ne detyre zonja Manjola Xhaxho, gjyqtare prane gjykates se Tiranes”- njoftoi sot zyrtarisht KPK.

Xhaxho është gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor, është bërë pjesë e listës prioritare për të kaluar në sitën e vettingut.

Relatorja Pine ka thene se mungon deklarata e pasurise se gjyqtares per vitin 2006, vit ne te cilin ajo pretendon se ka qene me studime jashte vendit.

“Gjyqtarja ka pretenduar se ate vit ka qene jashte vendit me studime pasuniversitare. Xhaxho banon ne nje apartament 2+1 ne pronesi te prinderve. Apartamenti eshte blere ne vitin 2001 dhe u eshte dhuruar prinderve ne vitin 2011, nderkohe qe nuk ka pasuri te paluajtshme ne emer te gjyqtares”- tha relatorja Pine.

Gjyqtarja nuk ka probleme me integritetin e figures. “Per gjyqtaren ka vetem dy ankesa, por ne asnjeren prej tyre nuk ka patur shkelje ligjore si dhe nuk ka asnje mase disiplinore”.

Ne mbyllje, gjyqtarja ka kerkuar rikonfirmimin ne detyre: “Gjetjet tuaja qendrojne. Jam dakord me to. Kerkoj rikonfirmim ne detyre”. Vendimi do te merret me daten 14 maj.

Në adresë të saj është dorëzuar një ankesë, por sipas KPK nuk ka pasur asnjë shkelje dhe asnjë dënim.

Me shumë gjasa ajo do të marrë rikonfirmimin në detyrë, dhe Xhaxho do të pres votën e gjyqtarëve për të marrë detyrën e re në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit.

Zbardhet skeda e pasurisë së gjyqtares Manjola Xhaxho, do të përballet të enjten me KPK-në

Prej 16 vitesh gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, Manjola Xhaxho është bërë pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidimit të saj për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Xhaxho do të përballet të enjten në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, që përfaqësohet në këtë proces nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Manjola Xhaxho e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 2002 si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, pozicion të cilin e mban edhe sot. Ajo ka ushtruar për tre vjet edhe detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatë të Lartë.

Xhaxho ka mbaruar shkollën e Magjistraturës si dhe ka kryer studimet Master për të drejtat ndërkombëtare të njeriut në universitetin e Lundit në Suedi. Ajo ka kryer gjithashtu një sërë kualifikimesh profesionale si dhe është përfshirë në rolin e ekspertes në disa projekte mbi Kodin Penal dhe drejtësinë për të miturit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Manjola Xhaxho-ndër të pakëtat gjyqtare që ka shënuar zvogëlim të pasurisë së saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko këtu për skedën në PDF]