AKTUALITET, 14 Maj 2018, 09:38

Thikë vëllait dhe nipit/ Nga përplasja iu plagos gruaja dhe nëna, ç’ndodhi brenda familjes

Thikë vëllait dhe nipit/ Nga përplasja iu plagos gruaja dhe

Një konflikt për pronën brenda familjes, për pak është kthyer në tragjedi. Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh në Bulqizë ka goditur me thikë vëllain e tij 52 vjeç, si dhe djalin e këtij të fundit.

Konflikti ka ndodhur në banesën e 43-vjeçarit, ku si pasojë e përplasjes fizike mes vëllezërve ka mbetur e plagosur lehtë nëna e tyre dhe bashkëshortja e Hiqmet Tolës.

Policia ndërhyri duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Hiqmet Tola ka goditur me mjete prerëse shtetasit F.T, 52 vjeç, (vëllai) dhe A.T, 25 vjeç, (djali i shtetasit F.T), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë. Gjatë këtij konflikti kanë marrë dëmtime të lehta edhe shtetaset S.T. dhe A.T, ( nëna dhe gruaja e shtetasit H.T), të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore nga mjeku në banesën e tyre.

Shtetasi H.Tola është kapur nga policia, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, është shoqëruar në komisariat”, bëhet e ditur nga Policia, duke shtuar se ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i policise;

Bulqizë

Policia e Bulqizës ndërhyn dhe parandalon një konflikt në familje

Me datë 13.05 2018, rreth orës 17.00, është marrë njoftim se në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, po ndodhte një konflikt në familje, deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku falë

ndërhyrjes së tyre kanë parandaluar përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shtetasi Hiqmet Tola, 43 vjeç, banues në Ostren i Madh, ka goditur me mjete prerëse shtetasit F.T, 52 vjeç, (vëllai), dhe A.T,  25 vjeç, ( djali i shtetasit F.T), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.

Gjatë këtij konflikti kanë marrë dëmtime të lehta edhe  shtetaset S.T, dhe A.T, ( nëna dhe  gruaja e shtetasit H.T), të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore nga mjeku në banesën e tyre.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie.

Shtetasi H.Tola, është kapur nga policia, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, është shoqëruar në ambjentet e policisë ku po kryhen procedurat për arrestimin e tij, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.