AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 12:36

Pasi spostoi turmën, Basha hyn te Kryesia e Kuvendit

Pasi spostoi turmën, Basha hyn te Kryesia e Kuvendit

Pasi spostoi protestën nga Parlamenti i Shqipërisë, tek Kryesia e Kuvendit, kryedemokrati Basha, teksa ka prire protestuesit e shumtë, ka hyrë në godinën e Kryesisë për të dorëzuar mandatin e deputetit.

Ka zgjatur rreth 2 orë, me thirrje të forta “Rama ik”, protesta masive e thërritur nga opozita e bashkuar para Kuvendit të Shqipërisë. Pas fjalës se kanë marrë me radhë deputetë të opozitës, e mandej edhe kreu i LSI dhe në fund kryedemokrati Basha, është njoftuar spostimi i protestës.

Në fund të fjalës së tij, Basha ka ftuar gjithë protestuesit ta ndjekin nga pas për të bërë dorëzimin e mandateve të deputeteve, te Kryesia e Kuvendit.

Kujtojmë se aty ndërkohë ndodhej kryeministri Rama, që kishte nisur që prej orës 10:00 në një takim me kreun e Kuvendit, Ruçi.