AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 12:23

FOTO+VIDEO/ Protestuesit nisen drejt Kryesisë së Kuvendit, Rama largohet me shpejtësi

FOTO+VIDEO/ Protestuesit nisen drejt Kryesisë së Kuvendit, Rama

Menjëherë pas thirrjes së Lulzim Bashës për t’iu drejtuar Kryesisë së Kuvendit për të dorëzuar mandatet, kryeministri Edi Rama është larguar me eskortën e tij nga ky institucion ku rrinte prej disa orësh.

Sipas raportimeve kryeministri Rama zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërsa më pas u largua drejt Hotel Rognerit.

Protesta e opozitës vijon që nga ora 10 e paradites së sotshme, e cila kërkon largimin e Edi Ramës, ngritjen e një qeverie tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kjo protestë vjen pas asaj të 16 shkurtit 2019, mbajtur para Kryeministrisë ku u shënuan dhe episode dhune.