AKTUALITET, 21 Shkurt 2019, 11:15

Protesta para Kuvendit, Idrizi thirrje Ramës: O 99-ç, ik o dallkauk se shqiptarët…

Protesta para Kuvendit, Idrizi thirrje Ramës: O 99-ç, ik o dallkauk

Me thirrje të forta “Rama ik” ka nisur protesta masive e thërritur nga opozita e bashkuar para Kuvendit të Shqipërisë.

Lideri i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur në mes të protestuesve. Ai i ka bërë thirrje Ramës që të largohet.

Jam sot këtu për ti thënë dallkaukut të përparimit: hapi rrugë shqiptarëve, zgjedhjeve të lira sepse shqiptarët do ta marrin vetë fatin e tyre në dorë.

Nëse detyrove 4 mijë shqiptarë të iknin nga Shqipëria, sot ka ardhur koha të ikësh ti. Shqiptarët janë të gatshëm siç larguan komunizmin të të largojnë dhe ty. Nuk mundet taksat e shqiptarëve të shkojnë tek duart e pesë vetëve.

I them o nëntëdhjetë e nët-shë largohu ose shqiptarët do të punojnë qindëshin”, tha Idrizi.