TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka quajtur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, një "gjysmë president qesharak", pas planit të këtij të fundit për të "korigjuar" kufijtë e Kosovës, ndryshe e përkthyer si ndarja e Kosovës.
Ja çfarë shkruan Albin Kurti:
‘Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk’, - Faik Konica
Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur.
Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi-Vujanoviç për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018.
Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne.
/TPZ.AL/