AKTUALITET, 10 Dhjetor 2018, 14:21

Pas Tiranës edhe Himara përfshihet nga protestat

Banorët e Himarës kanë bllokuar punimet e fazës së dytë të rikualifikimit urban të Spilesë. Ata janë shprehur se  projekti është abuziv dhe do ta mbrojnë me gjak deri në fund.

Sipas tyre ky projekt është bllokuar me vendim gjykate dhe në fazën e parë, dhe sipas tyre nuk u është njohur prona që kanë.

himare proteste

“Nuk jemi kundër projektit por duam shpronësim dhe te na njihen titujt e pronësisë”, kanë thënë banorët gjatë protestës.

Kujtojmë se dhe pak ditë më parë banorët, kanë bërë të njëjtën gjë duke u përplasur me punonjësit e firmës ndërtuese.

himare prtoeste1