AKTUALITET, 25 Prill 2021, 14:44

Shqiptarët "dynden" drejt kutive të votimit/ Shifra mjaft të larta pjesëmarrje deri në orën 14:00. Krahasimi me 2017

Pjesëmarrja në votime në procesin zgjedhor sot në Shqipëri deri në orën 14:00 është 35.67%. Deri në mesditë fluksi i qytetarëve që u drejtohen kutive të votimit është i lartë dhe shifrat janë progresive në rritje nga 07:00-14:00.

Presidenti, partitë politike, por edhe ndërkombëtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur qeverinë që duan për 4 vitet e ardhshme.

Shifra mjaft të larta pjesëmarrje po shënohen në zgjedhje, krahasuar me vitin 2017, veçanërisht në Tiranë.

Deri në orën 14:00, në Tiranë kanë votuar 39.56% e votuesve, krahasuar me 30.25 në zgjedhjet e vitit 2017.

Më poshtë shifrat e votimit për çdo qark dhe krahasimi me vitin 2017.