AKTUALITET, 27 Prill 2021, 09:30

Pas incidentit tek shkolla “1 Maji” rinis numërimi në KZAZ 30, në proces Zallherri, pritet të fillojë Farka

Pas incidentit tek shkolla “1 Maji” rinis numërimi në KZAZ

Ka rifilluar numërimi në KZAZ 30 e vendosur në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” në kryeqytet ku mbrëmjen e kaluar pati një përplasje fizike dhe policia shoqëroi 8 persona.

Janë numëruar deri në orën 2:30 të mëngjesit 55 kuti.

Të gjashtë grupet e numërimit janë ulur në vendet e tyre dhe kanë nisur numërimin. Janë gjashtë kuti në proces që i përkasin Zallherrit.

Pasi të përfundojë kjo njësi, pritet të fillojë Farka, një zonë që kontrollohet nga zonja Mimi Kodheli e cila shpreson të thyejë herësin duke marrë vota personale.

Deri tani PS ka 11877 vota, PD 6797 vota, LSI ka rreth 1 mijë vota dhe PSD ka grumbulluar 680 vota.