AKTUALITET, 26 Prill 2021, 23:47

Edhe 32 kuti të pahapura në Vlorë, njihuni me rezultatin

Edhe 32 kuti të pahapura në Vlorë, njihuni me rezultatin


Në qarkun e Vlorës, numërimi i votave po shkon drejt  përfundimit. Deri më tani mësohet se janë numëruar 413 qendra votimi, nga 445 në total.

Nga rezultati i derimëtanishëm raportohet se Partia Socialiste po udhëheq rezultatin. Konkretisht Partia Socialiste ka marrë 54016 vota deri më tani.

Më pas vjen Partia Demokratike ku ka numëruar 29594 vota n favor të tyre. Ndërsa LSI deri më tani është ndalur në 5554 vota.