AKTUALITET, 27 Prill 2021, 08:34

PS merr mandatin e pestë në Berat, Klosi: Sukses spektakolar, kishte që në 2009 që e kërkonim këtë

PS merr mandatin e pestë në Berat, Klosi: Sukses spektakolar, kishte

Partia Socialiste ka marrë mandatin e pestë në qarkun e Beratit, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar vetëm dy mandate.

Drejtuesi politik i qarkut për Partinë Socialiste, Blendi Klosi në fjalën e tij e ka quajtur një rezultat të jashtëzakonshëm këtë dhe theksoi se ishte një mandat që ata kishin kërkuar që ta merrnin që nga 2009.

“Është fantastike, është një rezultat spektakolar, një punë e madhe disa mujore dhe një punë e madhe për të bashkuar forcën e majtë me PS dhe ja arritëm që të merrnin mandatin e pestë.

Mandate të munguara në 2009, 2013 dhe nuk e arritëm në 2017, ndaj ishte dhe arsyeja që ne u vendosëm në këtë kufi dhe unë ndaj isha i pesti në listë”, ka thënë Klosi.