AKTUALITET, 27 Prill 2021, 07:16

PS fiton Gjirokastrën, Çuçi e Kumbaro u japin dorën kandidatëve të PD-së. LSI pa mandat

PS fiton Gjirokastrën, Çuçi e Kumbaro u japin dorën

Partia Socialiste ka arritur të fitojë Gjirokastrën, duke siguruar 3 mandate dhe 53.83% të votave.

PD mori 1 mandat, ndërsa LSI nuk arriti të marrë një mandat me Vangjel Tavon.

Kandidatët e Partisë Socialiste fitues në Gjirokastër janë përshëndetur  me kundërshtarët e tyre politikë.

Blendi Çuçi e Mirela Kumbaro, janë përshëndetur dhe u kanë dhënë dorën kandidatëve të Partisë Demokratike Tritan Shehu dhe Dasho Aliko.