AKTUALITET, 19 Mars 2021, 15:31

Pas dekretimit të katër anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Meta i prerë: Bërja sa më shpejt dhe funksionale e institucionit, rëndësi jetike për vendin

Pas dekretimit të katër anëtarëve të Gjykatës
Pasi dekretoi katër anëtarët e Gjykatës së Lartë, që u propozuan nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i shtetit theksoi se ka kaluar një vit nga momenti i propozimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, të emërimit të 3 anëtarëve të parë, duke shtuar se vonesat janë të papranueshme. Sipas Metës, bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, është me rëndësi jetike për vendin. REAGIMI I METËS Ka kaluar plot një vit nga momenti i propozimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, të emërimit të 3 anëtarëve të parë. Nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ndjekë këtë ritëm, atëherë Gjykata e Lartë, do të plotësohet me të gjithë trupën gjyqësore, në mars të vitit 2024. Kjo gjendje është e papranueshme dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë! Bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, është me rëndësi jetike për vendin. Plotësimi me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore të Gjykatës së Lartë duhet të jetë prioriteti kryesor i Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi lidhet drejtpërdrejt jo vetëm me mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor, respektimin e të drejtave e lirive themelore të njeriut, si dhe me ruajtjen e stabilitetit ekonomiko-financiar të shtetit, por nga ana tjetër përbën një çështje jetike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 7 anëtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë. Ka kaluar plot një vit nga momenti i...

Posted by Ilir Meta on Friday, March 19, 2021