TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ndodhet në qytetin e Gjirokastrës, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët.
Lideri demokrat i tha qytetarëve se ndryshimi ka filluar dhe më 25 prill çdo shqiptar do e votojë këtë ndryshim, për ta nxjerrë vendin nga mjerimi e papunësia.
Në fjalën e tij para gjirokastritëve, Basha falënderoi për pritjen e jashtëzakonshme dhe tha se ndryshimi shihet në sytë e nënave nga Gjirokastra deri në Shkodër.
“Do e çlirojmë Gjirokastrën e Shqipërinë. Nga mjerimi dhe papunësia.
Më 25 prill çdo shqiptar do të votojë për ndryshimin, për fëmijët e tij, për ekonominë, për Europën për punësimin. Ju bëj thirrje, të merrni masa që sëmundja, me maskë dhe distancë.
Kjo është betejë për fëmijët tuaj.
Është betejë fitore e së cilës, do të thotë fitore e Gjirokastrës dhe Shqipërisë.”- tha Basha.