AKTUALITET, 19 Mars 2021, 15:00

Dyshohet se u hodh nga lartësia, ndërron jetë 30-vjeçari në Tiranë, policia zbulon shkaqet

Dyshohet se u hodh nga lartësia, ndërron jetë 30-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga lartësia.

Policia njofton se viktimë është 30-vjeçari F. V., i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.03.2021, rreth orës 13:31, në Qesarakë, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi F. V., rreth 30 vjeç, ​i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.