SPORT, 30 Gusht 2021, 16:36

Partizani kthen në shtëpi ish-lojtarin e akademisë

Partizani kthen në shtëpi ish-lojtarin e akademisë

Griseld Lika është zyrtarisht futbollist i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar arritjen e marrëveshjes njëvjeçare me 23-vjeçarin, i cili luan si sulmues i majtë.

Lika është produkt i Akademisë së Partizanit dhe bashkohet me skuadrën e kuqe pas eksperiencës së fundit në kampionatin elitar kosovar te KF Arbëria. Në kampionatin shqiptar Lika ka qenë pjesë e Dinamos, Korabit, Luftëtarit dhe Bylisit.