TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kylian Mbappe e dëshiron shumë kalimin te Real Madrid. Sulmuesi francez ka edhe një vit kontratë me PSG, që ka refuzuar deri më tani dy oferta të spanjollëve.
160 milionë euro nuk u morën fare në konsideratë, ndërsa më pas Reali ofroi 170 milionë euro plus 10 milion bonuse.
Marca raportoi se marrëveshja ishte shumë pranë, ndërsa tani gazeta spanjolle shkruan se Mbappe do të qëndroje te PSG deri në fund të sezonit.
L’Equipe nga ana tjetër shkruan se Real Madrid po e mendon të bëjë një ofertë të fundit për Mbappe.
Rreth 200 milionë euro mendohet të jetë shuma që spanjollët po mendojnë të ofrojnë për të marrë në momentet e fundit kampionin e botës, që dje shënoi dy gola në fitoren kundër Reims.
https://twitter.com/GFFN/status/1432301324574547969?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1432301324574547969%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Ftentativa-e-fundit-e-real-madrid-lequipe-200-milion-euro-per-kylian-mbappe%2F