SPORT, 30 Gusht 2021, 14:10

Dermaku e mbyll me Parmën, firmos për tre vite te Lecce

Dermaku e mbyll me Parmën, firmos për tre vite te Lecce
Kastrioti Dermaku është zyrtarisht futbollist i Lecce. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte huazuar aty nga Parma, ndërkohë që tani Lecce njofton se kanë nënshkruar me ta për tre vite. Në komunikatën për mediat nuk thuhet nëse kanë paguar për kartonin e Dermakut te Parma. Qendërmbrojtësi shtatlartë tani është i qetë për të ardhmen dhe mendon vetëm të luajë. Sezonin e shkuar me Leccen u aktivizua në 13 ndeshje (9 titullar) dhe shënoi një gol në Serie B. Fati nuk ishte me të, pasi kaloi disa dëmtime që e penalizuan. Dermaku në Itali e ka nisur me Melfi në Serie D, për të luajtur më pas në C me Pavia e Lucchese, kurse me Empolin dhe Cozenzan ka luajtur në B.