SPORT, 30 Gusht 2021, 13:19

VIDEO/ Murinjo godet sërish, feston fitoren e Romës duke ngrën pica në tren

VIDEO/ Murinjo godet sërish, feston fitoren e Romës duke ngrën
Roma vazhdon ecurinë pozitive nën drejtimin e Murinjos teksa mbrëmjen e djeshme verdhekuqtë arritën një fitore të shkëlqyer 0-4 përballë Salernitanës duke arritur kuotën e 6 pikëve në 2 ndeshje. Në fytyrën e Murinjos ka gëzim pasi ecuria e mirë e Romës ka nxjerrë në pah punën e tij në një kampionat jo fort të lehtë si Seria A. Loja e kryeqytetasve ka ndryshuar ndjeshëm nën urdhrat e Murinjos dhe kjo duket qartë. Por tekniku portugez si gjithmonë është në qendër të mediave për bëmat e tij që e bëjnë protagonist çdo javë. Kësaj radhe Murinjo ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në “Instagram” ku shikohet teksa konsumon pica dhe shkruan frazën “Nuk ka gjë më të mirë se një pica speciale pas një fitoreje të bukur”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)