SPORT, 22 Dhjetor 2019, 18:01

Partizani i jep fund krizës, mbyll vitin me një fitore ndaj Vllaznisë

Partizani i jep fund krizës, mbyll vitin me një fitore ndaj


Partizani e ka mbyllur me një fitore minimale 1-0 ndaj Vllaznisë vitin 2019. Të kuqtë u rikthyen se sukseset pas 3 humbjeve radhazi, duke u afruar me kreun e renditjes.

Ndeshja do të vendosej nga një episod i minutës së 62-të. Pas një goditje nga këndi topi mbetet në zonë, atje ku Bitri përfiton më së miri për ta dërguar në rrjetë. Vllaznia kërkoi me ngulm golin e barazimit, por nuk do të ishin të qartë para portës.

Fiton Partizani, por ndalet Kukësi. Verilindorët nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut. Bruno Dita befasoi ekipin e Duros në minutën e 32-të, ndërkohë që kundërpërjgigja e Kukësit erdhi me Rrocën në minutën e 60-të.

Skënderbeu mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 66-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Asion Dajës, por Kukësi nuk mundi të shënonte një tjetër gol.

[video width="634" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/12/hitp9.mp4"][/video]