TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre ndeshje në një javë, viti 2019 i Superiores po përfundon në ngjitje dhe skuadrat janë të ftuara të bejnë një sforco. Ditën e mërkurë do të luhen të gjithë takimet e javës së 16-të.
Bylis-Laçi (Ora 13:00)
Pasi likuidoi Luftëtarin, në një ndeshje praktikisht stërvitore, Laçi i Armando Cungut është i thirrur në çështje të provojë forcën kundër një skuadre të staturës së saj.Bylis pret të reagojë pas barazimit të marrë ndaj Flamurtarit, gjë që është përjetuar si humbje. Momentalisht distanca mes dy skuadrave është vetëm 1 pikë larg çka e bën përballjen në “Adush Muça” tepër interesante.
Luftëtari-Skënderbeu (Ora 13:00)
Situata nuk e favorizon aspak Luftëtarin, që i gjendur në fundin e klasifikimit dhe pa trajner në stol, do t’i duhet të shpik ndonjë gjë ndaj formacionit të Ilir Dajës. Mungesat te gjirokastritët priten të ndikojnë në këtë ndeshje, ndërsa te korçarët, rikthimi te rezultatet pozitive do ta bënte skuadrën të merrte frymë ne klasifikim pasi dhe te bardhekuqtë situata nuk është e mirë
Vllaznia-Kukësi (Ora 13:00)
Sfida më interesante që rezervon kjo javë është dhe përballja e “Loro Boriçit”. Tekniku i Vllaznisë Mirsad Jonuz në konferencën e fundit për shtyp u shpreh, se ndaj Kukësit kërkon vetëm fitore pavarësisht se kush kundërshtar është në krye.Në anën tjetër në rast të një fitoreje të Kukësit, do ta bënte skuadrën e Shpëtim Duros të arrinte fitoren e katërt rradhazi në kampionat. Presidenti Safet Gjici pret një tjetër sukses nga të tijët duke i nxitur futbollistët se në rast fitoreje do të akordohet premio.
Tirana-Flamurtari (Ora 16:00)
Tirana, pas fitores në derbi ndaj Partizanit, ka shansin më të mirë të rimëkëmbet në klasifikim. Bardheblutë janë në momentin e tyre më të mirë dhe në rast suksesi atëherë skuadra e Egbo-s do të shkonte në kuotën e 25 pikëve.Flamurtari në fakt është në vështirësi totale,por ultimatumi i dhënë nga Idrizi për teknikun e stafin teknik mund të bëjë diferencën.
Teuta-Partizani (Ora 16:00)
Dy skuadrat përveç se vijnë me ndryshime në stafet respektive, po kalojnë një moment jo, sa i përket rezultateve.Nësedurrsakët kanë zyrtarizuar Edi Martinin në stol, e kundërta ndodh tek të kuqtë. 90 minutëshi i “Niko Dovanës i është besuar ish-futbollistit Renaldo Kalari i cili shpreson të godasë në debutimin e tij. Askush nuk do të lëshojë pe, pasi një humbje apo qoftë e një barazim, do të përkthehej në regres për dy skuadrat.
Java e 16-të
Bylis-Laçi (Ora 13:00)
Luftëtari-Skënderbeu (Ora 13:00)
Vllaznia-Kukësi (Ora 13:00)
Tirana-Flamurtari (Ora 16:00)
Teuta-Partizani (Ora 16:00)