SPORT, 21 Dhjetor 2019, 21:58

Siti mund me përmbysje Leisterin, skuadra e Guardiolës nuk heq dorë nga titulli

Siti mund me përmbysje Leisterin, skuadra e Guardiolës nuk heq

Mançester Siti nuk heq dorë lehtë nga lufta për titullin kampion dhe këtë e ka konfirmuar duke fituar 3-1 ndaj një skuadre e cila kishte bërë deri tani surprizën dhe e kishte kaluar në renditje, Leisterin. Ekipi i Pep Guardiolës ka fituar me përmbysje ndaj dhe duket se po nis edhe një herë sulmin drejt kryesuesve të Liverpulit, edhe pse për momentin janë 11 pikë larg e kanë zhvilluar një ndeshje më shumë.

Leisteri e kishte të vështirë të përballonte sulmet e ekipit vendas, por për çudinë e të gjithëve gjeti golin e parë me anë të Vardit, në minutën e 22-të të takimit. Por Siti nuk uli ritmin e sulmit për t’u mbrojtur në prapavijë dhe me dyshen Mahrez-De Bryjn në superformë, krijoi panik në çdo çast para portës kundërshtare.

Ishte pikërisht Mahrez ai që barazoi shifrat në minutën e 30, ndërsa në të 43-tën ishte Gyndogan me penallti që kaloi në avantazh Sitin. Në pjesën e dytë edhe Gabriel Zhezus iu bashkua golashënuesve duke vulosur fitoren 3-1 të skuadrës së tij që tani e sheh veten vetëm një pikë pas Leisterit të vendit të dytë.

Rezultatet

Mançester Siti-Leister 3-1

Bornmuth-Bërnli 0-1

Brajton-Shefilld 0-1

Njukasëll-Kristal Palas 1-0

Noruiç-Ullvërhempton 1-2