SPORT, 16 Dhjetor 2019, 13:35

Shorti i Ligës së Europës/ Me fat Interi dhe Roma, probleme për Arsenalin dhe Mançester Junajtid

Shorti i Ligës së Europës/ Me fat Interi dhe Roma, probleme


Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Europës për turin pasardhës të fazës në grupe, aty ku nuk mungojnë përballjet interesante. Shumë skuadra dhe emra të mëdhenj marrin pjesë në këtë turne dhe e kanë bërë më emocionues ndërkohë që nuk mungojnë edhe ekipet surprizë që vijnë për herë të parë deri këtu.

Me fat mund të konsiderohet Interi që do përballet me bullgarët e Ludogorets ndërkohë që Arsenali ka një takim delikat me grekët e Olimpiakos. Fati i ka buzëqeshur edhe Romës që përballë do të ketë skuadrën e Gentit, teksa Sevilja përballet me Klyzhin.

Mançester Junajtid luan me Bryzhin, ekip problematik ky i fundit që vjen nga Championsi dhe në fazën në grupe i mori pikë Real Madridit në Spanjë. Ndeshjet do të luhen vitin e ardhshëm duke nisur nga data 20 shkurt. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Shorti:

Uolves – Espanjol

Sporting – Bashakshehir

Getafe – Ajaks

Bajer Leverkusen – Porto

Kopenhagen – Sëlltik

APOEL – Bazel

Kluzh – Sevilja

Olimpiakos – Arsenal

AZ Alkmar – LASK Linz

Klub Bryzh – Mançester Junajtid

Ludogorets – Inter

Frankfurt – Salcburg

Shakhtar Donjesk – Benfika

Volfsburg – Malmo

Roma – Gent

Rejnxhërs – Braga