TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Huan Roman Rikelme, ish-mesfushori i njohur argjentinas, i cili tashmë mban postin e zv.presidentit te Boka Zhunior, ka dhënë së fundmi një intervistë për ESPN, teksa ka komentuar kalimin e Lionel Mesi te PSG-ja. Sipas Rikelmes, “Pleshti” do të fitojë Ligën e Kampionëve me gjigantët francez dhe më pas do të rikthehet te Barça.
“Shpresoj që Mesi të vazhdojë të shijojë Parisin. Nuk e di nëse është e çuditshme, por të gjithë jemi të ngazëllyer për të parë Mesin duke luajtur me Nejmarin dhe Mbapenë. Nëse ata nuk e fitojnë Champions-in tani, nuk kanë për ta fituar kurrë. Unë mendoj se Mesi do të fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në dhe do të rikthehet te Barcelona për t’i dhënë fund karrierës”, u shpreh Rikelme.