SPORT, 2 Shtator 2021, 11:57

Van Dijk bën gjest të pahijshëm, “fluturon” tifozin që i kërkoi foto

Van Dijk bën gjest të pahijshëm, “fluturon” tifozin

Holanda ditën e djeshme zhvilloi ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve të botërorit, Katar 2022 përballë Norvegjisë së Erling Haaland.

Ekipi i drejtuar nga Luis van Gaal nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1, rezultat ky që nuk i kënaq aspak dhe kjo u vu re edhe nga gjesti i mbrojtësit Van Dijk gjatë intervistës në fund të takimit.

Në momentin që gjigandi i mbrojtjes po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, një tifoz i afrohet duke i kërkuar një “selfie”, por ylli i Liverpoolit e injoron duke mos e parë dhe i jep një të shtyrë të fortë duke e larguar nga vetja.