SPORT, 2 Shtator 2021, 13:16

“Do të jetë e vështirë”, Polonia e merr seriozisht Shqipërinë

“Do të jetë e vështirë”, Polonia e merr

Me katër pikë pas tre ndeshjeve, Polonia kërkon me çdo kusht fitoren përballë Shqipërisë, çdo rezultat tjetër do të ndërlikonte jo pak ecurinë e tyre në kualifikueset e Botërorit “Katar2020”.

Në kapin polak janë të bindur se kjo nuk është një sfidë e lehtë, përballë do të kenë një skuadër pak italiane e aftë të bëjë keq me anë të kundërsulmeve:

“Ne e dimë se çfarë mund të bëjë rivali. Ky ekip është pak ‘italian’, me një trajner italian, me shumë lojtarë të Serisë A. Të gjithë i njohim këta lojtarë”, tha mbrojtësi polak Glik.

Në të njëjtën linjë është dhe trajneri Paulo Soza i cili pranon se ekipi është jo pak nën presion: “Presioni është pjesë e punës sonë, por është presion pozitiv.

Do të jetë e vështirë për ne të përplasemi në fushën e lojës, do të na duhet të luajmë shpejt dhe të mbajmë peshën e lojës në mënyrë të përshtatshme.

Do të ketë shumë duele një për një. Ne do të duhet të përpunojmë situatat tona. Të gjitha momentet e lojës janë të rëndësishme. Për rivalët tanë janë të rëndësishme të kundërsulmojmë", theksoi trajneri i Polonisë.