SPORT, 2 Shtator 2021, 11:41

Kundërshtari i hoqi topin, Ronaldo nuk mendohet dy herë për ta goditur me shpullë

Kundërshtari i hoqi topin, Ronaldo nuk mendohet dy herë për ta

Cristiano Ronaldon njihet për egon e tij pa kufi edhe pse në moshën 36-vjeçare tanimë.

Sulmuesi kërkonte me çdo kusht që në ndeshjen ndaj Irlandës të shënonte gol për të thyer rekordin e Ali Daei, dhe deri në ato momente nuk ia kishte arritur.

Në momentin e penalltisë, mbrojtësi Dara O’Shi u afrua te pika e bardhë dhe në mënyrë cinike largoi me këmbë topin.

Veprim ky që nxorri CR7-ën menjëherë nga vetja duke ia “ngjeshur” mbrojtësit me shpullë pa u menduar dy herë.

Gjest që nuk u pa nga gjyqtari i ndeshjes pasi një penalizim i rëndë do të vinte për portugezin.

Në fund lojtari irlandez ia arriti qëllimit, Ronaldo u shpërqendrua dhe e humbi penalltinë.