SPORT, 2 Shtator 2021, 22:13

Polonia pa "frena", Shqipëria pëson të tretin

Polonia pa "frena", Shqipëria pëson të tretin

Polonia ka arritur të na fusë në frerët e saj dhe me nisjen e pjesës së dytë ka shënuar edhe golin e tretë, duke i fiksuar shifrat në 3-1.

Tashmë për skuadrën e Edy Rejas bëhet gjithçka e vështirë dhe kjo ndeshje merr rrjedhën që do dëshironin Lewandowski me shokë.

Autor i golit ishte Krychowiak dhe asistin e dha kapiteni Robert Lewandowski, që shënoi golin e parë për polakët.