TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka dalë me një parashikim aspak optimisht, kur thotë se vendi i tij do të përballet me virusin e rrezikshëm Covid-19 të paktën deri në mes të vitit të ardhshëm, pasi rastet në vend u rritën mbi një milion.
Duke folur gjatë një vizite në një spital në Paris, Macron tha parashikimi i tij bazohet në ato që thonë shkencëtarët.
“Më kanë thënë se besojnë që virusi do të jetë i pranishëm në rastin më të mirë deri në verën e ardhshme”, tha presidenti francez.
Por ai tha se ishte ende herët për të thënë nëse Franca do të hynte në një bllokim të ri të plotë ose të pjesshëm.
Kombet e tjera duke përfshirë Rusinë, Poloninë, Italinë dhe Zvicrën gjithashtu regjistruan raste të reja rekord.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rritja në shtetet evropiane ishte një moment kritik në luftën kundër virusit.
OBSH bëri thirrje për veprim të shpejtë për të parandaluar mbingarkesën në spitale.
“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështira dhe disa vende janë drejt një rruge të rrezikshme, “u tha gazetarëve shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Infeksionet ditore në Evropë janë dyfishuar në 10 ditët e fundit. Kontinenti tani ka arritur një total prej 7.8 milion rastesh dhe rreth 247,000 vdekje.