TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person është arrestuar nga policia e Vlorës, pas një konflikti me armë zjarri. Policia thotë se në pranga u vu shtetasi G. B., 19 vjeç, të cilit iu sekuestrua edhe një pistoletë.
"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, pas njoftimit të marrë nga një 35 - vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit", sqaron policia.
Pas kontrollit të ushtruar, këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale "Kanosja", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".