TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbardhet dëshmia e dy punonjësve të arrestuar pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohen se vidhnin bagazhet e pasagjerëve.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se punonjësit kanë pranuar fajësinë e tyre për vjedhje, si edhe kanë treguar se sendet që grabisnin i fshihnin në këpucë dhe në organet gjenitale.
“Sendet e vjedhura i merrnim dhe i fshihnim nëpër organe gjenitale ose në shollat e këpucëve. Kur merrnin lekë ose sende me vlerë iknim menjëherë nga puna.
Largoheshim duke nxjerrë justifikime për probleme familjare.”-janë shprehur ata.
Më 20 maj, në operacionin Bagazhi, u arrestuan dy punonjës të ngarkim shkarkimit të bagazheve në aeroportin e Rinasit pasi akuzohen për disa vjedhje.
Sipas Policisë këta dy punëtorë, hapnin bagazhet e pasagjerëve në Rinas dhe merrnin prej andej para dhe sende me vlerë, si bizhuteri e flori. Të arrestuarit janë D. M. 22 vjeç, banues në Tiranë dhe E. RR., 24 vjeç.