AKTUALITET, 28 Maj 2020, 09:45

Memaliaj/ Kishte mbjellë drōgë afër stanit, arrestohet 60-vjeçari

Memaliaj/ Kishte mbjellë drōgë afër stanit, arrestohet


Policia në Memaliaj ka arrestuar një 60-vjeçar me iniciale M.Sh, pasi kishte mbjellë drogë në afërsi të stanit të tij në fshatin Vasjar.

Policia bën me dije se po vijon intensivisht kontrollin e territorit për të evidentuar, parandaluar dhe goditur çdo tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.Vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë arrestimin e shtetasit M. Sh., 60 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

Vijon intensivisht kontrolli i territorit për evidentuar, parandaluar dhe goditur çdo tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.