TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri suedez, Stefan Lofven, deklaroi se shteti i tij duhet të përgatitet për mijëra viktima nga COVID-19.
Në një intervistë për të përditshmen suedeze, “Dagens Nyheter” kreu i qeverisë suedeze paralajmëroi se pandemia e koronavirusit do të vazhdojë për muaj me radhë.
“Do të numërojmë mijëra viktima. Duhet të përgatitemi për këtë”, tha Lofven.
Kriza me të cilën po përballet vendi ka të bëjë me numrin e njerëzve që kanë nevojë për përkujdesje, si dhe me pasojat ekonomike.