AKTUALITET, 3 Prill 2020, 23:18

Papa Françesku: Edhe nëse jemi të izoluar, mendimi dhe shpirti mund të shkojnë larg me krijimtarinë e dashurisë

Papa Françesku: Edhe nëse jemi të izoluar, mendimi dhe shpirti

Papa Françesku dha sot një mesazh të veçantë në video duke i bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të mos e humbin besimin dhe të ngushëllojnë njëri-tjetrin përgjatë pandemisë së koronavirusit.

“Është një moment i vështirë për të gjithë ne. Për disa, shumë i vështirë. Përmes këtyre fjalëve dëshiroj të shpreh afërsi dhe dashuri për këdo”, deklaroi ai.

Në fjalimin e tij, Papa Françesku nxiti njerëzit ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë periudhë, duke u treguar bujarë dhe duke ndihmuar ata që janë në nevojë, thjesht duke i kontaktuar në telefon ose rrjete sociale.

“Edhe nëse jemi të izoluar, mendimi dhe shpirti mund të shkojnë larg me krijimtarinë e dashurisë”, theksoi papa Françesku, udhëheqësi i 1,3 miliardë katolikëve në botë.