TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Para dhe pushteti nuk janë gjithçka… Mësoni se po nuk mësuat s’do arrini asgjë në jetë”… Ky ishte mesazhi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, që iu dha të rinjve, pjesëtarë të strukturave të kësaj force politike.
Gjatë ceremonisë së mbylljes së kampit të LRI-së Jalë, Kryemadhi u shpreh: “Mësoni se po nuk mësuat s’do arrini asgjë në jetë dhe fiksioni një gjë në mendje, pyesni dhe prindërit që kanë jetuar në sistemin tjetër, por edhe këta që jetojnë në sistemin e sotëm. Mos mendoni se paraja dhe pushteti janë gjithçka, paraja dhe pushteti janë mjete që mundojnë të kënaqin njerëz që s’janë të lumtur në shpirt. Paranë dhe pushtetin mund t’iu marri kushdo”.
“Vetëm një gjë s’ju merr dot, dijen dhe diplomën e shkollës, prandaj mësoni fort se vetëm duke mësuar e vetëm duke qenë pjesë e pandarë e librit do t’iu rrisi dëshirat, pasionin, ëndrrat, që ti keni më të forta e më të mëdhaja, por mbi të gjitha do ju udhëzojë në rrugën për të realizuar të gjitha ëndrrat tuaja, që jeni të bindur se vetëm në Shqipëri mund ti realizoni. Mos e shihni Shqipërinë si një katund të prapambetur, që për hir të së vërtetës kjo qeveri ashtu e ka kthyer, por shikojeni si një diamant në mes të botës që të gjithë e duan, po se ka asnjëri. Zoti iu ruajt iu dhe familjet tuaja dhe suksese në vitin e ri shkollor”, vijoi Kryemadhi.
“Jemi të vegjël, por shumë të fortë”, Kryemadhi mesazh për qeverinë nga kampi i LRI
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në një deklaratë përpara të rinjve të LRI, në kampin e Jalit, tha se ata kanë një mision për të ndryshuar elitat politike në vend.
Kryemadhi tha se janë një grup i vogël, por shumë i fortë. “Ky grup mjaft modest arriti kulimin e ti, me pasion dhe me forcën për të cilin të gjithë kemi nevojë”, shtoi me tej ajo.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit
Jeni shumë të vegjël, por jeni dhe shumë të fortë. Ky grup mjaft modest arriti kulimin e ti, me pasion dhe me forcën për të cilin të gjithë kemi nevojë. Dua të them se ky grup modest i juaj, që brenda vetes na entuziazëm, ju thatë një njeri që mund të ndryshojë botën duke u dhënë shpresë të tjerëve.
Ëndrrat janë ato që ndryshojnë botën dhe jetën tonë, janë motivi që inspirojnë motivin për të ardhëm e tyre.
Sot jemi në një demokraci të pa konsoliduar, fantazmat e diktaturës po shfaqen në formën e bandave. Nëse në komunizëm përplaseshim me Sigurimin e Shtetit, sot përballemi me diktaturën e drogës dhe të krimit, që është më e fortë. Kjo diktaturë po mbështetet nga narko-shteti.
Njerëzit luftojnë për të qenë në vendin e tyre me integritet, ajo çka duhet të them se misioni i LRI, nuk është thjesht për të dhënë disa mundësi, por mision që të ndryshoj klasën politikë në Shqipëri.