AKTUALITET, 24 Gusht 2018, 22:38

VIDEO/ Po intervistonte ministrin rus, gazetares i bie të fikët LIVE

VIDEO/ Po intervistonte ministrin rus, gazetares i bie të fikët LIVE

Në transmetimet LIVE ndodhin shpesh herë gjëra të papritura. Një e tillë i ndodhi edhe gazetares ruse Daria Kozlova.

Asaj nisën t’i rrotulloheshin sytë kur po merrte në pyetje ministrin rus të Industrisë Denis Manturov. Ai u përpoq ta mbante kur e kuptoi se diçka nuk shkonte, por gazetares i bie të fikët dhe rrëzohet.

Intervista ndërpritet dhe pamjet kthehen në studio. Intervista u zhvillua në ekspozitën e ushtrisë, të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë. Thuhet se gjendja e gazetares është e mirë, por ende nuk ka pasur një konfirmim nga vetë ajo.