AKTUALITET, 24 Gusht 2018, 20:11

Aksident rrugor në Librazhd, plagoset një fëmijë 4-vjeçar

Aksident rrugor në Librazhd, plagoset një fëmijë

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një fëmije 4-vjeçar ka ndodhur në Librazhd pasditen e së premtes.

Aksidenti ka ndodhur te fusha e sportit të qytetit, kur një mjet tip Opel, me drejtues 23-vjeçarin me iniciale D.B. ka përplasur 4-vjeçarin D.O.

I mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa 23-vjeçari është shoqëruar në komisariat.