AKTUALITET, 4 Shtator 2020, 18:12

Konfirmon Trump: Izraeli njeh zyrtarisht Kosovën, “dhurata” e SHBA revolton Serbinë

Konfirmon Trump: Izraeli njeh zyrtarisht Kosovën, “dhurata” e

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori Presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sakaq mësohet se marrëveshja e sotme në Ëashington i ka sjellë Kosovës një nga njohjet më të rëndësishme, që prej pavarësisë së saj.

Izraeli, që është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’i bindet presidentit Donald Trump që ta njohë shtetin e Kosovës.

Kjo llogaritet të jetë “dhuratë” e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, pas dakordimit për një marrëveshje me Serbinë, e cila formalisht njihet si marrëveshje ekonomike.

Por sipas Associated Press është njoftuar se Serbia ka deklaruar se do të zhvendosë ambasadën e saj nga Izraeli për në Jeruzalem, ndërkohë që Kosova tashmë do të normalizojë marrdhëniet e saj me shtetin izraelit.