TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i kryeqytetit italian mes Lacios dhe Romës.
Një përballje tepër emocionuese, teksa në fund skuadrat arritën të dilnin nga fusha me nga 1 pikë secila.
Roma kaloi e para në avantazh me anë të serbit Kolarov, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 17-të.
Pas këtij momenti, menjëherë lacialët u hodhën në sulm, por ishin të pafat, teksa në vetëm dy minuta goditën dy herë shtyllën me Imobilen dhe Correan.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës së Fonsekës, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, lacialët arritën të barazonin shifrat me Luis Alberton i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 59-të.
Titullar në përballjen e sotme ishte dhe gardiani i Kombëtares, Thomas Strakosha, i cili bëri një paraqitje dinjitoze.
Me këtë barazim, Lacio u ngjit në kuotën e katër pikëve, ndërkohë që Roma ka arritur të grumbullojë dy pikë, pas përfundimit të javës së dytë.
[video width="426" height="236" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/09/01.mp4"][/video]
[video width="426" height="236" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/09/02.mp4"][/video]