AKTUALITET, 1 Shtator 2019, 17:24

Holandë/ Ajaksi fiton me goleadë dhe kap kreun

Holandë/ Ajaksi fiton me goleadë dhe kap kreun

Fitore e lehtë për Ajaksin e Amsterdamit në javën e 5-të të Eredivisies. Kampionët në fuqi të Holandës triumfuan me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën ndaj Sparta Roterdam dhe u ngjitën përkohësisht në krye të Eredivisies me 10 pikë të grumbulluara por mbi të gjitha me një ndeshje më pak.

Ajaksi zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë me golat e Promes dhe Ziyech ndërkohë që në fraksionin e dytë realizuan Tadic me penallti dhe sërish marokeni Ziyech. Golin e nderit për Spartën e realizoi turku Dervisoglu.

Më herët fitoi edhe Twente që me mesfushorin e kombëtares Shpresa Lindon Selahi si titullar mposhti 3-1 Utrecht dhe mori fitoren e dytë në 5 takime në të cilat nuk njeh humbje por numëron edhe 3 barazime.