AKTUALITET, 9 Mars 2019, 11:21

Zbulohen SMS-të: administrata në Fier urdhërohet të braktisë ditën e pushimit për Ramën!

Përshëndetje jam një qytetar, nga administrata Fier. Sot kisha planifikuar të bashkohesha me familjen, në një festë familjare. Drejtori nëpërmjet këtij mesazhi, me urdhër të prerë kërkon që duhet të jem në takim me Edi Ramën”, është një nga mesazhet e shumta që ka mbërritur nga punonjës së administratës së Fierit, në redaksinë e Syri.net.

Edi Rama ditën e dytë radhazi, po zhvillon një vizitë propagandistike në Fier, ku duket se po inauguron edhe nisjen e fushatës elektorale. Ndërkohë që po për të dytën ditë, qindra qytetarë kanë pushtuar rrugët dhe sheshet, Rama po përdor pushtetin dhe shantazhin që të mbledhë sa më shumë njerëz në takimin e orës 11.00 në Fier, ku edhe pritet të rikonfirmojë kandidaturën e Arnand Subashit, për kryetar Bashkie të këtij qyteti.

Qytetari që bën denoncimin e mësipërm na ka dërguar edhe scrin shoot-in e mesazhit, që drejtori i tij i ka dërguar në telefon, duke e urdhërua që edhe në ditën e pushimit të marrë pjesë në mitingun e Ramës, përndryshe....

Image