TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skandal në Vatikan. Llogaria e Papa Françeskut në Instagram i dha like (pëlqim) një modeleje braziljane në një postim ku ishte gjysmë e zhveshur.
Modelja u surprizua nga “LIKE” i ardhur në Instagram nga kreu i Selisë së Shenjtë. Në një reagim me humor modelja u shpreh:
“Të paktën do të shkoj në parajsë”.
Vatikani ka kërkuar shpjegime nga Instagrami se si është e mundur që llogaria e Papa Françeskut ka pëlqyer këtë foto.
Mësohet se një hetim i brendshëm ka nisur për të zbuluar si ka ndodhur pëlqimi.
Një zëdhënës i Vatikanit i tha gazetës britanike se nuk përjashtohet opsioni që pëlqimi të ketë ndodhur nga brenda Selisë së Shenjtë.
Siç mësohet, Papa Françesku nuk e përdor llogarinë, por me të merret një ekip i posaçëm.
Llogaria ka 7.4 milionë ndjekës dhe kreu i Kishës Katolike jep vetëm autorizimin mbi postimet, por jo për pëlqimet e dhëna.