AKTUALITET, 3 Korrik 2021, 15:19

Pandemia në Kosovë/ Tre persona të infektuar me Covid

Pandemia në Kosovë/ Tre persona të infektuar me Covid

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar tre raste me COVID-19 dhe janë shëruar nëntë persona.

Rastet e reja dalin pas testimit të 1.859 mostrave, njoftojnë autoritetet.

Që prej marsit 2020, deri më 3 korrik 2021, Kosova ka regjistruar 107.788 raste me COVID-19. Prej tyre, 2.260 kanë vdekur dhe 105.362 pacientë janë shëruar.

Aktualisht, raste aktive janë 166.

Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 11.900 doza. Në total, deri më tani, Kosova ka vaksinuar 204.774 persona. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 48.437 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dy dozat e vaksinës.