TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Memli Krasniqi është zgjedhur sot kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ku shtatë ishin kundër dhe një abstenoi.
Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së. Krasniqi fill pas fitores falënderoi për mundësinë dhe i ndërgjegjshëm për barrën e përgjegjësisë që do ta merr si i pari i partisë.
“Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate… Se si duhet të operojë sot PDK, mbi këtë situatë politike, duhet të flasim hapur për disa gjëra, e të mendojmë nga e ardhmja. Ne sot jemi opozitë. Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate.
Ndoshta s’kemi mundur ta lexojmë krejt saktë disponimin e votuesve, prandaj edhe në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kemi marrë mjaftueshëm mbështetjen e tyre.
Reflektimi është i domosdoshëm. Nuk mund të vazhdojmë edhe më tutje njëjtë”, u shpreh Krasniqi.
PDK po përballej me mungesën e dy ish udhëheqësve të saj dhe të UÇK-së, Kadri Veselit e Hashim Thaçit, të cilët shënuan një dekadë fitoresh për PDK-në, që nga viti 2007.
Por, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, PDK doli e dyta me 17 %.
Kujtojmë se Memli Krasniqi ka qenë më herët këngëtar, ndërsa një nga këngët më të njohura të tij është ‘Ushtari i rrugës’, ku ka qenë pjesë e grupit “Ritmi i rrugë e grupit “Ritmi i rrugës’.