TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbi 130 zjarre, të shkaktuara nga shkreptimat e rrufesë, janë përhapur në perëndim të Kanadasë, teksa ky vend po përballet me temperatura të larta.
Qeveria federale e Kanadasë tha se do të dërgojë avionë të ushtrisë për të ndihmuar punëtorët e emergjencave, për të shuar zjarret në British Kolombia.
Më herët gjatë kësaj jave, banorët e fshatit Lytton u detyruan që të largoheshin nga shtëpia. Në këtë vend, u regjistrua temperatura më e lartë e regjistruar në Kanada, përkatësisht 49.6 gradë Celsius. Ky fshat, të martën u shkatërrua nga zjarret.
Zjarret në këtë fshat – që gjendet 260 kilometra në verilindje të Vankuverit – detyruan shumë prej 250 banorët që të largohen pa marrë gjësendet e tyre.
“Brenda 15 minutash, i gjithë fshati u përfshi nga flaktë”, tha kryetari i këtij vendi, Jan Polderman.