TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi dhe të shtënat me armë në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, nga të cilat mbeti i plagosur ai dhe sekretarja. Abcnews.al mëson se shpërthimi u shkatua nga një granatë e hedhur në zyrë, ndërsa pas saj janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.
Abcnews.al ka siguruar pamje nga spitali ku Tushe dhe sekretarja e tij ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Tushe ka marrë plagë në shpatull dhe këmbë, kurse sekretarja në duar dhe këmbë.
Dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është Gëzim Saraçi, i cili thuhet se ka qenë shofer i Tushes për gjashtë vite me radhë. Shpërthimi ndodhi pas një debati mes Tushes dhe ish-shoferit të tij të shkarkuar nga puna.
https://www.youtube.com/watch?v=ywNv4S3eXno&feature=emb_err_watch_on_yt