TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i republikës, Ilir Meta ka nisur konsultimet me ish-presidentët e vendit pas kërkesës që i ka bërë ministri i Jashtëm Bushati për bisedimet me palën greke sa i përket marrëveshjes për paktin detar. Sot Meta është takuar me Bujar Nishanin, ndërsa nesër do të takohet me Sali Berishën. Mësohet se ky i fundit e ka pranuar ftesën e Metës. Ora e takimit nuk dihet ende, por vendi me siguri që do të jetë në Presidencë. Mediat greke nga ana tjetër raportojnë se Shqipëria dhe Greqia e kanë tashmë marrëveshjen e re për kufirin detar.